Në çfarë mënyrash feja ndikon në vendimmarrjen dhe sjelljen e njerëzve në jetën e përditshme?!

Në këtë temë do të flasim se si ndikon feja në vendimmarjen dhe sjelljen njerzore në përditshmëri.Feja ka luajtur një rol shumë të rrëndësishëm në historinë e njerzimit, dhe ka ndikuar në mënyrën se si njeriu merr vendime dhe si sillet në jetën e përditshme. Një definicion i fesë thot: Feja është një sistem vlerash dhe normash e cila bazohet mbi besimin e mbinjerzimit, pra nënkuptojm se feja ka disa vlera si dashuria, drejtësia, paqja, harmonia, bamirësia etj, dhe normat e saj si adhurimi, rregullat morale etj.Pra nga kjo nënkuptojme se besimi fetare është një burim udhëzimi moral, dhe të kuptuarit e jetës.Nga vendimet që marrim ne në përditshmëri si ato personale apo shoqëror, feja ndikon në shumë aspekte të ndryshme të sjelljes, si etika, mardhëniet shoqërore, puna, arsimimi etj.Më poshtë do të shqyrtojme se si feja ndikon në vendimet dhe sjelljet e njeriut në jetën e përditshme.

Një nga ndikimet më të thella të fesë është formimi i moralit te njeriu.Çdo fe në tokë ka kodin e sjelljes që na përcakton se çfarë është e drejt dhe çfarë është e gabuar. Ashtu si feja jonë i ka pesë kushtet e islamit, edhe fetë tjera kanë parimet apo rregullat për sjelljen e përditshme.Prandaj shumë besimtarë përdorin këto norma të fesë për të marrë vendime në jetën e tyre,p.sh, ndonjë njeri që i ndjek rregullat ai është i denj që ti shmang gënjeshtrat, mashtrimet, manipulimet e ndryshme etj.A ndikon feja në mardhëniet shoqërore?! Le të shohim në paragrafin më poshtë.

Feja ndikon shumë në mënyrën se si njerzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin.Në çfarë mënyre?! Mënyra se si ndikojnë është se besimet fetare promovojnë ndjenja solidariteti, dhembshurie, dhe respeki ndaj njerëzve tjerë.Si vlera të rëndësishme në mardhëniet shoqërore janë kur ne mundohemi që t’i ndihmojmë të varfrit, dhe të bëjmë bamirësi në shoqërinë tonë, pra këto vlera ndimojnë në marëdhëniet ndërshoqërore.

Si ndikon feja në vendimet për jetën personale?! Feja ndikon në shumë vendime personale që lidhen me shëndetin, ushqimin dhe mënyrën e jetesës.P.sh, shumë fe kanë rregullat e tyre specifike mbi ushqimin, feja islame ndjek ligjet e veçanta ushqimore si hallalli dhe harami, pra nga kjo nenkuptojme se një besimtarë muslimanë që është i udhëhequr nga këto ligje ai merr vendime personale për ndonjë ushqim,p.sh, ai merr vendim se nuk e konsumon mishin e derrit sepse feja islame e ndalon.Ashtu edhe te fetë tjera,p.sh hinduizmi më shpesh promovon ushqime vegjetariane etj.Ku thamë se në vendimet personale ndikon edhe te shëndeti i njeriut, pra ata mund të refuzojnë disa trajtime mjekësore pasi besojë se disa lutje të ndryshme mund të jenë më shëruese.

Si ndikon feja në edukim?! Edukimi apo arsimimi është një fushë ku feja ka ndikuar shumë ndjeshëm.Pra shumë shkolla dhe universitete janë themeluar nga vlerat fetare dhe ndikojnë se si formohet programi arsimor.P.sh, te shumë prindër ka ndikim për zgjedhjen e një shkolle pët fëmijët e tyre.Mund të theksojme se feja ndikon edhe në punë, pra se si njerzit i qasen punës apo karierës së tyre, marrim shembull tek feja islame, nëse nje njeri është i përkushtuar në ligjet e fesë, dhe nëse do të ju ishte ofruar një punë në banka ku ka kamatë apo në ndonjë kazino, sigurisht që do ta kishte refuzuar, pra këtu kemi shembullin se ndikon edhe tek puna e tij.

Pra si përfundim mund të themi se feja ka një rol shumë të rëndësishëm në formimin e vendimeve dhe sjelljes së njerëzve në jetën e përditshme.Pra ajo ndikon në moral, mardhëniet shoqërore, në jetën personale, në edukim, në punë etj.Disa njerëz e medojnë se feja është një burim udhëzimi, dhe disa mendojnë se është një kufizues. Pa marrë parasyshë mendimet e njerëzve feja vazhdon të ketë ndikime në mënyrën se si njerëzit jetojnë, veprojnë dhe marin vendime në përditshmëri.

Autor: Valmir Sinani

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *